Hello world!

Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!

Udhërrëfyesi i saktë për trajtimin e temperaturës së lartë sipas moshës

Temperatura është një nga treguesit më të qartë të një problemi shëndetësor.

Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që temperatura është diçka e keqe.

 

Në fakt, temperatura luan një rol kyç në mënyrën se si organizmi lufton një infeksion të caktuar.

Në rastin e fëmijëve, temperatura shpesh mund t’i alarmojë e shqetësojë prindërit.

Sa i justifikuar është ky alarm? Zbulojeni në udhërrëfyesin e mëposhtëm dhe mësoni se si duhet të përballeni me temperaturën.

Temperatura tek fëmijët

Foshnjat deri në 3 muaj

Nëse foshnja juaj ka një temperaturë nga 38 gradë e më sipër, shkoni tek mjeku.

Konsultat me mjekun janë të domosdoshme edhe nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera.

Fëmijët nga 3-6 muaj

Nëse temperatura është deri në 38.9 gradë, atëherë përpiquni ta lini fëmijën të pushojë dhe jepini lëngje.

Në këtë pikë fëmija nuk ka nevojë për medikamente por nëse fëmija është i irrituar, letargjik apo nuk zë rehat, atëherë telefonojini mjekut.

Nëse temperatura në këtë grupmoshë është më e lartë se 38.9 gradë, atëherë telefonojini menjëherë mjekut.

Fëmijët nga 6 deri në 24 muaj

Në këto raste, fëmijëve mund tu jepni ilaçe kundër temperaturës por tregohuni të kujdesshëm dhe përmbajuni dozave të këshilluara.

Mos i jepni fëmijës suaj aspirinë dhe telefonojini mjekut nëse temperatura zgjat më shumë se 1 ditë.

Fëmijët deri në 17 vjeç

Nëse temperatura arrin deri në 38.9 gradë, ju mund t’i jepni fëmijës një medikament kundër temperaturës sipas dozës përkatëse.

Nëse temperatura zgjat më shumë se 3 ditë ose nëse fëmija është i irrituar apo letargjik kontaktoni me mjekun.

Temperatura tek të rriturit

Nëse një i rritur mbi moshën 18-vjeçare ka temperaturë që arrin deri në 38.9 gradë, atëherë lëreni të pushojë dhe të pijë shumë lëngje.

Nëse temperatura shoqërohet me dhimbje të forta koke, vështirësi në frymëmarrje apo simptoma të pazakonta atëherë konsultohuni me mjekun.

Nëse temperatura rritet mbi 38.9 gradë, atëherë mund të merrni një medikament kundër temperaturës.

Ilaçi duhet të jepet në përputhje me dozën e rekomanduar dhe jo duke e shoqëruar me medikamente kundër kollës apo të ftohurës.

Nëse temperatura zgjat më shumë se tri ditë dhe qëndron në nivelet e 39.4 gradë, shkoni menjëherë tek mjeku.

 

Të panjohurat e paracetamolit, çfarë duhet të dini për qetësuesin e dhimbjeve

Paracetamoli është qetësuesi më i njohur në botë i dhimbjeve dhe është në dispozicion në shumë kombinime. Përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një studim i ri tregon se konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të jetë fatal për funksionimin e mëlçisë.

Paracetamoli filloi të përdoret që nga viti 1955 si medikament kundër temperaturës dhe dhimbjes te fëmijët dhe është bërë shumë popullor, për shkak se nuk ka efekte të rëndësishme anësore.


Një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Edinburgut dhe Oslos si dhe Shërbimi Kombëtar Skocez për transfuzionin e gjakut treguan se analgjezikët shkaktojnë dëme të mëlçisë në nivelin e cirozës dhe hepatitit. Ata gjetën se përdorimi i tepruar i këtij medikamenti është shkaktari kryesor i inflamacionit akut të mëlçisë në botën perëndimore.

Shkencëtarët kanë studiuar efektin e paracetamolit në qelizat e mëlçisë. Ata gjetën se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë lidhjet vitale strukturore ndërmjet qelizave fqinje në indin e mëlçisë. Kur këto lidhje, të cilat janë zakonisht të forta, çrregullohen, struktura e mëlçisë dëmtohet dhe nuk mund të funksionojë normalisht. Ky lloj i dëmit përfshinë hepatitin, cirozën dhe kancerin, por deri më tani nuk ka qenë i lidhur me toksicitetin e paracetamolit.

“Për shumicën e njerëzve në mbarë botën, paracetamoli është zgjedhja e parë, sepse është i lirë dhe efektiv. Megjithatë, dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga medikamentet është një problem i rëndësishëm klinik dhe sfidë për zhvillimin e barnave të sigurta. Rezultatet e studimit tonë përforcojnë nevojën për përdorimin racional të paracetamolit dhe mund të ndihmojë të kuptojmë se si të parandalojmë dëmtimin e përdorimit të tij”, tha Dr. Leonard Nelson, bashkautor i studimit.

Njerëzit shpesh e marrin lehtë dhe mendojnë se paracetamoli nuk është një problem, në qoftë se marrin disa tableta më shumë se doza e rekomanduar ditore.

Herën tjetër kur të filloni për të marrë paracetamol, mendoni rreth kësaj.

 

Adresa

RRUGA LLAZI MIHO 1000 - Tiranë

Cel dhe Whatsapp Us

+355694030070

info@orange-farmaci.al

Së shpejti !!!

Me mbi 50 filiale në të gjithë Shqipërinë.

Puno me ne !

Kategoritë

Dermokozmetikë
Farmaci
Nëna dhe fëmija
Shtesa Ushqimore

Kategoritë

Ushqyerja
Vitamina
Aksesorë
Bimë

Shërbimet

Filialet tona ofrojnë të gjitha shërbimet farmaceutike. Gjithashtu dhe shërbim delivery.

Rrjetet Sociale

Our Payment Partners :

Copyright © 2021 Orange Farmaci Primespot | AV
X
Add to cart